Kim Kardashian ka publikuar një foto të djalit të saj Saint West. Deri këtu çdo gjë është mirë, por ajo çka ka irrituar fansat ishte mënyra si Kim e ka ulur në makinë vogëlushin. Komentuesit e kanë kritikuar yllin e njohur duke i komentuar se sedilja e një fëmije në fakt duhet vendosur me shpinë me sediljen e pasagjerit dhe shoferit dhe jo përballë. Të shumtë ishin ata që shprehën këtë shqetësim.