Nisi sot në Top Channel sezoni i ri i “Dua të të bëj të lumtur”, me histori të reja dhe me lajme të mira. Siç ishte ai i Egzonës, vogëlushes, e cila sezonin e kaluar tregoi se kishte probleme me shikimin. “Dua të të bëj të lumtur” i premtoi se do ta ndihmojë duke i siguruar të gjitha operacionet për të cilat ka nevojë.
Sot Arbana e hapi “Dua të të bëj të lumtur” me Egzonën dhe tregoi se vogëlusha ka ende ndërhyrje të mbetura në vijimësi, por nga ato që ka kryer deri tani shikimi i saj është përmirësuar dhe mund të dallojë edhe ngjyrat.
Nisje program me një lajm kaq të bukur, zor se ka.









