Fakti që Cristiano Ronaldo nënshkroi për Al Nassr ka nënkuptuar që e gjithë familja e tij duhet të transferohej në Arabinë Saudite dhe të mësohej me një kulturë shumë të ndryshme. Kjo mund të jetë më e vështirë për Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos, për shkak të stilit të saj të modës dhe mënyrës se si ajo shfaq shpesh pamjen e saj, në publik dhe në rrjetet sociale. Por, modelja duhet të përshtatet me zakonet strikte të Arabisë Saudite, një vend mysliman me rregulla shumë të qarta, veçanërisht për gratë, se si të vishen. Këto kohë Georgina është parë në publik e veshur me abaya, një fustan i thjeshtë tipik saudit. Megjithatë, Georgina ka dashur të ruajë edhe stilin e saj personal, duke përdorur veshje të shkurtra ose me të çara në këmbë. Kjo është në kundërshtim me ligjin e mirësjelljes publike që ekziston në vend.
“Rekomandohet që në publik të vishni rroba të gjera që ju mbulojnë deri në bërryl dhe poshtë kyçit të këmbës”, shpjegon faqja “Visit Saudi Saudi”.
Ndonëse nuk ka një listë të plotë të veshjeve të ndaluara, kuptohet që femrat nuk mund të veshin minifunde, pantallona të shkurtra, bluza të shkurtra, kapele, rripa apo pantallona të grisura.
Georginës kjo mund t’i sjellë një dënim financiar. Herën e parë që një vizitor kryen një shkelje të tillë, ai ose ajo duhet të paguajë një gjobë prej 100 rialësh, që është e barabartë me rreth 25 euro. Në rastin e dytë gjoba është 200 rialë, pak më pak se 50 euro.
Kjo mund të jetë vetëm një pikë në oqean për Cristiano Ronaldon, duke marrë parasysh se sa po paguhet nga Al Nassr, por ai dhe Georgina me siguri do të duan të qëndrojnë larg telasheve.
View this post on Instagram