Robert Berisha ishte i ftuar së fundmi në “Why Not”, ku ka treguar se e hera e parë që ka qarë ka qenë kur ka bërë këngën për nënën. Roberti tregoi se sapo ka lexuar strofat e këngës të cilat nuk i kishte mësuar përmendsh, i kanë rrjedhur lotët.
“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”, u shpreh ai.
Nëna e Robert Berishës u nda nga jeta në janar të vitit 2021.








