Kohët e fundit në mediat shqiptare është përfolur për një lidhje mes gazetares sportive Ilda Bejleri dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj nuk ka pranuar të japë detaje nga jeta personale.
“Për mua disa gjëra duhet të mbeten personale. Nuk besoj që ka interes njeri të dijë” – tha ai.
Balliu për të dalë nga situata bëri atë që di të bëjë më mirë, foli për situatën e vështirë sipas tij të shqiptarëve.
Deputeti i PD-së, shtoi gjithashtu se ende është shumë i ri për tu martuar dhe se do të donte një familje të vogël me një djalë e një vajzë.
Pavarësisht të gjithave pyetjeve të moderatores Dembacaj, Balliu për Ilda Bejlerin ai ka thënë se ajo është vajzë shumë e bukur e televizionit.
“Tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhje për të kaluar një fundjavë ose që janë më të bukura?! E ka pyetur Rudina dhe Balliu ka thënë.
“Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.”/revistawho.com