Kjo verë solli shumë trende mode që nga rrobabanjot tek aksesorët, por një trend që le të themi “humbi” këtë verë ishin kostumet me thurje. Ndonëse me kostumet me thurje dukesh e veshur me stil dhe për më tepër ndihesh rehat, jo shumë vajza të showbizit zgjodhën ta ndiqnin. Xhensila, Sarah, Laureta, Olta ishin disa nga vajzat e njohura që u shfaqën me këto kostume duke zgjedhur ngjyrën bezhë. Ndërsa Chiara Ferragni bëri diferencën duke zgjedhur ta sjellë këtë trend me ngjyra. Më poshtë ju sjellim disa foto nga vajzat e showbizit veshur me këto kostume me thurje që shumë shpejt u zhdukën dhe nuk i pamë më të qarkullonin nëpër Instagram./revistawho.com