Kim Kardashian në një intervistë për “Today” ka treguar se donte të sigurohej mjaftueshëm përpara se të prezantonte fëmijët e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson. Ajo tregoi se i është dashur të konsultohej me terapistë dhe të pyeste miqtë që kanë pasur situata të ngjashme se sa kohë duhet të kalonte përpara se t’i prezantonte ata bashkë.
Kim tregoi se terapistët i rekomanduan 6 muaj kohë. Dhe duket se ajo e ka ndjekur me të vërtetë rregullin e 6 muajve.Pete u shfaq për herë të parë me një nga fëmijët e Kimit në prill. Ndërkohë hera e parë që pamë Kim dhe Pete së bashku në publik ishte në tetor.








