Orgeza Zaimi është nënë e dy fëmijëve, vajza Bora dhe djali Kroni. Këngëtarja i kushtohet plotësisht edukimit të tyre dhe nëse gjatë ditës është e angazhuar me punë, mbrëmjen e kalon gjithmonë pranë dy fëmijëve. Herë pas here Orgesa ndan edhe momente të veçanta me ta dhe sot ka publikuar disa rregulla që ka vendosur në shtëpi vajza e saj. Rregullat duken shumë të veçanta dhe siç duket lidhen me të drejtat e barabarta në shtëpi mes burrit, gruas dhe fëmijëve. Orgesa e ka cilësuar si ‘Kushtetutën e parë të Borës’ dhe duhet pranuar se kjo ‘Kushtetutë’ është shkruar kaq bukur nga sinqeriteti i një fëmije. Më poshtë mund të lexoni disa prej rregullave dhe u sigurojmë se do të qeshni dhe do të kuptoni përfundimisht se fëmijët sot janë shumë të zgjuar!
1.Burri dhe gruaja të mos zihen
2.Gruaja dhe burri të bëjnë miqësi
3.Prindërit të mos i rrahin fëmijët
4.Gruaja dhe burri të mos thonë fjalë
5.Babi mos të gjykojë mamin
6.Babi dhe mami të sillen mirë
7.Për veten time ka rregulla të tjera /revistawho.com