Luana Vjollca ua bëri të qartë të gjithëve se i meriton disa ditë pushimi pas sezonit të ngarkuar të ‘Shiko Kush Luan’. Dhe sigurisht pas finalizimit u nis për të shijuar diellin, por vendin ndryshe nga çdo herë tjetër nuk e ka treguar. Mbase sepse këtë herë do t’i mbajë disa gjëra për vete, ashtu siç ka vite që mban fshehur edhe personin që e shoqëron në pushimet luksoze. Megjithëse fjalët kanë dalë, e thuhet se është i dashuri i saj prej vitesh, Krenar Çoçaj.

Pas pushimeve ajo ka rrëfyer se do nisë një tjetër projekt, po se për çfarë bëhet fjalë ende nuk e dimë./revistawho.com








