Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të vijojnë në vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtim bëjnë zonat malore Lindore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash.
Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe orët e pasdites duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale duke lënë konstante vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë lehtë gjatë paradites por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e Evropës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominate. Konkretisht me mot të kthjellët dhe temperatura mbi 30 gradë C do të jenë gadishulli Iberik, Mesdheu si edhe gadishulli i Ballkanit.
Ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në ishujt britanike si edhe Evropën qendrore ku më problematike situata paraqitet në qendër të kontinentit duke bërë që shirat të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu me shira të dendur dhe stuhi të forta ere do të jetë moti për Evropën verilindore. /b.l/noa.al/