Jennifer-in jemi mësuar ta shohim gjithmonë me shumë klas si në pamje edhe në veshje. Por sot do ta shihni si kurrë më parë. Aktorja është fotografuar me tatuazhe dhe me një pamje të re flokësh. Ajo po xhiron filmin e ri “Unstoppable” dhe mesa duket është detyruar të bëjë disa ndryshime.
J.Lo la pas flokët biondë dhe i ktheu në ngjyrë të errët. Por ajo që ka bërë padyshim më shumë bujë në rrjetet sociale ka qenë tatuazhi i madh në pjesën e sipërme të krahut të djathtë.
Në fakt është një dizajn fals që aktores i është dashur të bëjë në krahun e saj për personazhin e saj të ri në filmin “Unstoppable”, një film prodhuar nga Ben Affleck dhe miku i tij, Matt Damon.