Romanca mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio po përshkallëzohet pasi të dy u fotografuan së bashku në një takim të premten. Çifti u fotografua duke u nisur për një darkë të rezervuar në Cipriani në Neë York City. Ndërsa sigurimi i nxori me nxitim nga restoranti, çifti i trembur nga kamera, u përpoqën të fshiheshin nga fotografët. DiCaprio kishte një kapele bejsbolli, një maskë që mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës, xhinse të zeza, atlete të bardha dhe një pallto të zezë voluminoze. Hadid ishte e veshur me një këmishë, një xhaketë lëkure dhe një shall blu mbi fytyrën e saj.