Shtatzëninë e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, por tashmë që është në muajt e fundit, Eliona nuk po i kursen as fotot me barkun e rrumbullakosur dhe as gjininë. Aktorja e ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret me një video ku shfaqet duke kërcyer krah balerinëve Ensa dhe Eni.
Eliona shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Baby shark” dhe në fund zbulon se po pret një vajzë.
Aktorja e konfirmoi shtatzëninë pak ditë më parë duke uruar festat. “Pas nje viti kaq te veshtire, e vetmja gje qe me vjen te uroj eshte shendet dhe begati”-shkruante Eliona, e cila duket shumë e lumtur që do të bëhet nëne e një vajze. Megjithatë aktorja partnerin vazhdon të na i mbajë të fshehtë.
View this post on Instagram








