Aktorja Lisa Kujofsa ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së saj, Anit. “Ende nuk e besoj”-shkruan Lisa teksa shprehet se Ani ishte drita e syve të saj, mamit e vëllait.
“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…
Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!
Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës.
Me hidhërime familja
Kujofsa.
Nuk dihen ende arsyet se përse Ani është ndarë nga jeta kaq herët, duke lënë kaq shumë dhimbje për motrën, mamin dhe vëllanë.
View this post on Instagram