Reperi i njohur Majk dhe Majlinda Zeka para disa kohësh i dhanë fund lidhjes së tyre. Por shpresat për një ribashkim të mundshëm duket se u venitën njëherë e përgjithmonë. Dhe pas lindjes së djalit, duket se marëdhënia e tyre ka përfunduar. IndeksOnline ka publikuar disa foto ku reperi shihet në shoqërinë e një femre në një nga lokalet e Prishtinës. Burime të afërta tregojnë që Majk ka disa kohë që shoqërohet me vajzën bukuroshe dhe është mjaft i lumtur me të. Akoma nuk ka një konfirmim nga ana e tij, por me shumë mundësi një histori e bukur dashurie po vjen për një nga reperat më të njohur në estradën shqiptare.