Një mama dhe i dashuri i saj i injektuan tre fëmijëve të saj heroinë. Ashlee Hutt, 24 vjeç, nga Washington dhe i dashuri i saj jetonin me fëmijët e Ashlee-t, djalin e saj 6 vjeç dhe dy vajzat, 4 dhe 2 vjeçe. Çifti i injektoi fëmijëve të Ashlee-t Heroinë dhe u thanë të vegjëlve se ishte lëng për të fjetur gjumë. Ashlee u paraqit në gjyq këtë javë sepse u akuzua për keqtrajtim të fëmijëve dhe ofrimit të paligjshëm të një substance narkotike të miturve. Partneri i saj Mac McIver, 25 vjeç, u përball me të njëjtat akuza. Por akoma nuk është e ditur nëse ai është babai biologjik. Çifti i mohoi akuzat por e pranuan se ishin vartës të drogës. Gjithashtu në trupin e fëmijëve ishin gjetur shenja dhe injeksione. Gjatë një interviste, djali i Ashlee-t tha se ai ishte sulmuar fizikisht nga MCIver dhe ai i kishte injektuar diçka të quajtur “ilaç që të bën të ndihesh mirë.” Dy nga fëmijët dolën me test pozitiv të heroinës. Besohet se fëmijëve i është injektuar droga që ata të flinin natën. Djali i vogël e përshkroi “lëngun për të fjetur gjumë” si pluhur i bardhë përzier me ujë.