Më herët gjatë kësaj jave, Mc Kresha u bë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Erzina, pritën një djalë që e pagëzuan me emrin Din. Ai erdhi në jetë në Kanada, ku Mc Kresha bashkë me Erzinën dhe vajzën e tyre u zhvendosën së fundmi. Ky detaj ka ngritur dyshimet se mbase ata kanë vendosur të jetojnë në Kanada përgjithmonë. “Prive” ka zbuluar se reperi me familjen do rikthehen në Kosovë. Ata do jetojnë në Prishtinë prej karrierës dhe angazhimeve profesionale të të dyve./revistawho.com