Bes Kallaku ka komentuar sërish ndarjen nga këngëtarja ish-gruaja e tij Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë, Amenin dhe Ajkën.
Në një bisedë me konkurrentët e “Ferma Vip”, ai rrëfeu se ndihet i kryqëzuar nga mediat rozë pas reagimit që bëri për divorcin e bujshëm me Xhensilën.
“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.