Lindsay Lohan ka gjetur më në fund lumturinë. Aktorja 36-vjeçare është kurorëzuar në martesë me të fejuarin e saj Bader Shammas në një ceremony private. Lajmi vjen pas postimit që Lohan bëri në “Instagram”, duke e quajtur Bader-in, “bashkëshort”. Çifti shpallën fejesën e tyre në nëntor të një viti më parë, teksa aktorja krahas fotografisë me unazë shkruante” Dashuria ime, jeta ime, familja ime, e ardhmja ime”.