Sot është një nga këngëtaret më të suksesshme e më të dashura për publikun, por Soni Malaj tregon se në fillim të karrierës është ndeshur me shumë paragjykime për shkak të origjinës së saj.
“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë“, tregoi këngëtarja e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”.
Soni tregoi se mësimin më të madh që ka marrë nga babai i saj i ndjerë është të qenurit serioze dhe me karakter të fortë.
“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”







