Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Meghan Markle dhe Princ Harry fitojnë pikë para britanikëve dhe mbretëreshës

19/04/2022
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Meghan Markle dhe Princ Harry fitojnë pikë para britanikëve dhe mbretëreshës

Mjaftoi paraqitja e Meghan Markle dhe Princ Harry në Lojërat Invictus (që i kushtohen veteranëve të luftës), për të ndryshuar mendimin e britanikëve për Harryn dhe Meghan.





Shumë pak orë u deshën që britanikët të rivlerësojnë çiftin që u bë prej dy vitesh pjesë e polemikave të mëdha.

“Ai punonte ditë e natë që gjithçka të shkonte në mënyrë perfektë”, kështu nis fjalimi i Meghan në hapjen e lojërave. Kështu u kuptua edhe njëherë se sa shumë e vlerëson ajo bashkëshortin.


Ata shkëmbyen një puthje në publik, gjë që nuk lejohej dy vjet më parë kur ishin pjesë e familjes mbretërore.

Harry u shfaq i prekur dhe i ndjeshëm në skenë dhe mezi i mbajti lotët teksa fliste për rikthimin e Lojërave Invictus, themeluar nga vetë ai pesë vjet më parë.

Princi gjithashtu u shfaq i qetë në një intervistë të dhënë drejtpërdrejt për BBC, duke iu përgjigjur shkurtimisht pyetjeve në lidhje me vizitën e tij të fundit të befasishme te gjyshja Elizabeth në Windsor. “Ishte mirë ta shikoja sërish. Ajo do të kishte dashur të ishte këtu personalisht gjithashtu. Dhe më tha që t’u kaloja mesazhe personale sportistëve”, pranoi Harry.

Marrëdhëniet e çiftit me mbretëreshën janë përmirësuar, aq sa është konfirmuar edhe ftesa e çiftit për Jubileun Platinum në qershor.

Mediat britanike nxorën kështu një sondazh ku mbështetja për Harryn dhe Meghan u vu re të jetë rritur ndjeshëm.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Erdhi sezoni i Demit: Si do ndikojë nga Dashi tek Peshqit

Erdhi sezoni i Demit: Si do ndikojë nga Dashi tek Peshqit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera