Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin e ka dhënë çifti këtë të dielë.
“Ne konfirmojmë që Archie do të bëhet vëllai i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur të presin fëmijën e tyre të dytë,” i tha zëdhënësi i çiftit.
Meghan dhe Harry e dhanë lajmin me një foto mahnitëse bardh e zi, e shkrepur nga fotografi i tyre, Misan Harriman. Në foto Harry shfaqet duke parë me dashuri Meghanin, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Lajmi i ëmbël për çiftin vjen pak kohë pasi Meghan zbuloi se ajo kaloi një abort korrikun e kaluar.








