Afërdita Dreshaj ka treguar se gjatë gjithë shtatzënisë nepsi më i shpeshtë që ka pasur janë krepat me nutella. Para se të gëzoheni se edhe ju e gjeni veten tek ajo (shtatëzënë ose jo), duam t’ju kujtojmë se këngëtarja ja ka lejuar këto kënaqësi vetes dhe bebushit që do vijë në jetë së shpejti, por të gjitha kaloritë që ka marrë prej tyre i ka shkrirë në palestër, të cilën nuk e ka ndarë në asnjë moment.

Në një nga intervistat virtuale që ka dhënë, Afërdita ka shpjeguar se nuk ka shtuar asnjë kilogramë përveç atyre të fëmijës. Gjatë gjithë muajve të pritjes së ëmbël ajo ka ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe i ka lejuar vetes të konsumojë edhe ato ushqime që i ka kërkuar nepsi, por nuk është shkëputur nga stërvitja për një kohë shumë të gjatë dhe ka ndjekur këshillat e mjekut dhe trajnerit të saj. Nëse ka një arsye për të cilën duhet ndjekur Afërdita me patjetër në ‘Instagram’ është pikërisht për këshillat dhe motivimin që na duhet për të ndjekur një regjim të shëndetshëm./revistawho.com







