Mevlani duket se po llastohet, pavarësisht se tre vajza (deri tani) kanë shprehur pëlqimin për të në emision. Pas Ledjanës dhe Antonelës, tani edhe Aristela bën pjesë në grupin e vajzave që kërkojnë takime me këngëtarin, por ai është i pakënaqur.
Gjatë një bisede me Ledjanën në prapaskenë, që u transmetua sot, Mevlani dëgjohet duke thënë se vajzat tek të cilat ai kishte shpresa po shkojnë tek të tjerët.
“Tjetra filloi me dal me tjetrin, ti do me dal me tjetër. Unë tek ju i kisha shpresat, ju s’po ma varni. Po çfarë të bëj? Të shoh ty duke dalë me tjerë? Kam ardhur për të gjetur grua këtu”-i tha Mevlani Ledjanës.