“Deliart”, organizatore e konkursit të përvitshëm “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”, është shpallur zyrtarisht si përfaqëduese e re e licencës për “Miss Earth Albania” për këtë vit.
Organizata me qendër në Tiranë ka emëruar Drita Zirin si “Miss Earth Albania 2023” dhe tani do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Earth 2023 në Vietnam këtë dhjetor.
Modelja 18-vjeçare nga Fushë-Kruja, nuk është e panjohur për spektaklin, ajo u kurorëzua “Miss Shqiperia 2022” dhe mori pjesë në “The Miss Globe 2022”, ku mori çmimin e dytë dhe fitoi çmimin “Miss Bikini”.
Drita, na ndero në Vietnam.