Dje në Manila të Filipineve u mbaj eventi prezantues i “Miss Universe 2017”. Vajza nga e gjithë bota u prezantuan me emër, mbiemër dhe shtetin që përfaqësojnë teksa të njëjtën proçedurë sipas rendit alfabetik ju nënshtrua edhe Lindita Idrizi, modelja që përfaqëson këtë vit Shqipërinë. Në performancën e parë modelet u shfaqën me bikini ndërsa në të dytën me fustane. Lindita ishte veshur me një fustan të kuq siç e shihni në foto. nata finale e “Miss Universe 2017” do të mbahet më 30 janar ku edhe do të shpallet fituesja./revistawho.com