Edoardo Santini, djali që u zgjodh më i pashmi në Itali për vitin 2019, i cili ka studiuar për kërcim dhe aktrim, ka hequr dorë nga karriera e modelingut për t’iu përkushtuar Zotit dhe për t’u bërë prift.
Ai zbuloi në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për t’iu përkushtuar besimit e tij dhe i është bashkuar një seminari pranë Firences për t’u bërë prift “Perëndia së pari”.
Në një video që postoi në Instagram javën e kaluar, ai ndau një video të tij duke u lutur në një kishë, me mbishkrimin: “Unë jam kthyer në rrugën time”.
“Në moshën 21-vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do të heq dorë nga të gjitha pasionet e mia, thjesht do t’i jetoj ndryshe, duke ia ofruar Zotit”, tha ai.