Natalia Sikorska është një nga modelet më të njohura polake. Më 5 korrik ajo u kap duke vjedhur disa veshje që arrinin vlerën e rreth 1000 stërlinave. Nëse mendoni se është dënuar me burg, gaboheni rëndë. Mesa duket gjykatësit i është dukur e arsyeshme që modelja të mos dënohet me burg pasi është “shumë inteligjente dhe e talentuar”. Me këtë motivacion ai i dha vetëm disa muaj liri me kusht, duke e justifikuar vjedhjen që bukuroshja kreu. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Një rast i ngjashëm i përket po një modeleje e cila plagosi të dashurin dhe gjyqtari nuk i dha dënim me burg por tha dy fjalë: “shumë inteligjente dhe premtuese”.








