Moderatorja e ‘Digitalb’ rrëfen lidhjen me kolegun: E kisha shumë të vështirë se punonim bashkë
Jona Spahiu është një moderatore e njohur për publikun. Ajo së fundmi ka nisur një emision të vetin në ‘Digitalb’, por për shumë njerëz u bë e njohur gjatë pjesmarrjes në “C’est La Vie”. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo foli për dashurinë e saj të madhe me djalin e quajtur Frenkli. “Njohja jonë ka nisur në ambientet e punës. Ai është komentator sportiv, por unë kam qenë shumë skeptike për këtë lidhje, pasi ambientin e punës nuk dua ta ngatërroj me të tilla gjera. Megjithatë fakti qe ishim në të njëjtin ambient na e lehtësoi njohjen shumë. Tani ai është një arsye pse unë jam e lumtur dhe këtë nuk mund ta fsheh dot”- u shpreh ajo.