Aeroplani privat që transportonte këngëtaren Karol G bëri një ulje emergjente në një aeroport të Los Anxhelosit të enjten në mbrëmje.
Avioni që mbante fituesen e Grammy dhe njerëz të tjerë u ul në aeroportin Van Nuys rreth orës 21:00 pa raportime për lëndime.
Avioni u largua nga aeroporti i Hollywood Burbank me 16 persona dhe fluturoi në lindje, por u kthye kur piloti raportoi tym në kabinë.
Karol G u pa duke dalë nga avioni e tmerruar teksa përqafonte familjarët.