Po mendoni udhëtimin e radhës? Epo mendojeni mirë sepse një vend në Itali iu paguan vetëm që ta vizitoni.
Bëhet fjalë për Friuli Venezia Giulia, në verilindjen e largët të Italisë. Ky vend do t’iu rimbursojë udhëtimin nëse udhëtoni me tren nga kudo në Itali. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’iu joshur, rajoni do t’iu japë gjithashtu një kartë që fiton hyrje falas në muze si dhe transport publik falas. Çfarë kushti ka? Të qëndroni aty së paku dy netë.
Aty do të gjeni qytete të lashta të artit, male, milje e kilometra vend verërash dhe disa nga plazhet më të mira të Italisë.
Nga tani deri më 31 maj 2023, bordi turistik vendas do të rimbursojë tarifat e trenave vendase të udhëtarëve që mbërrijnë në qytetet Trieste dhe Udine dhe në vendpushimet bregdetare të Grado dhe Lignano Sabbiadore, në një përpjekje për të promovuar turizmin në këto vende.
Nuk është ide e keqe apo jo?