Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

Sara Hoxha, një nga figurat më të fuqishme në median shqiptare, ka rrëfyer në një intervistë të fundit për Newsbomb, historinë se si vajza e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel, nisi rrugëtimin e saj jo me ambicie, por me dhimbje dhe përgjegjësi.





“Nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku thashë ‘kjo është edhe ëndrra ime’”, shprehet ajo. “Fillimisht doja vetëm të ndihmoja familjen, të isha pranë Lorit, të ruaja me përkushtim atë që babai ynë kishte ndërtuar.”

Me kalimin e kohës, kjo përgjegjësi u kthye në pasion, dhe më pas në vizion. Sot, në moshën 29-vjeçare, Sara është producentja vizionare e Big Brother VIP Albania, aksionere e një prej perandorive më të mëdha mediatike në vend dhe një shtyllë e fortë për motrën e saj, CEO-n Lori Hoxha.


“Ëndrra e babait tim nuk ishte thjesht të ndërtonte një televizion, por të krijonte një mënyrë të re të të menduarit dhe të të treguarit në Shqipëri,” thotë Sara.

Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP, ajo ndan krenarinë për një sezon që sipas saj nuk ishte vetëm spektakël, por edhe “një pasqyrë e realitetit shqiptar”.

“Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuzime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun. Dhe është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje”, thekson ajo.

Në këtë rrëfim nuk mungon as mirënjohja për partnerin e saj, Ledion Liço, me të cilin ndan jo vetëm jetën, por edhe skenën.

“Nuk ka dy si Ledioni — dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij,” thotë Sara.

Por mbi gjithçka, ajo mbetet një bijë që ende ndien mungesën e babait të saj.

“Më mungon aq shumë, dhe boshllëku në zemrën time është aq i madh sa asgjë nuk do ta zëvëndësonte përqafimin e tij”, rrëfen me emocion.

Lutja e saj e përditshme? “Lutem për shëndetin e familjes time… që fëmijët e mi të njihen me dhimbjen sa më vonë.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Roza Lati rrëfen arsyen e largimit nga ekrani!

Roza Lati rrëfen arsyen e largimit nga ekrani!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera