Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një prej çifteve më të dashura nga publiku shqiptar. Ata vetëm dy muaj më parë u bënë prindër për herë të parë dhe u bekuan me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.
Sot, duket se moderatorja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në “Instagram “një video, ku ka përmbledhur të gjithë historinë e tyre të dashurisë. Dojna ka kujtuar njohjen me Vlashentin gjatë intervistës së parë me të, propozimin për martesë dhe deri te momenti kur u bënë prindër.
“Vjen tjetri nga aeroporti direkt per interviste dhe e gjen veten te martuar me femije”, ka shkruar Dojna krahas videos.
Kujtojmë se pak ditë para se të bëhej nënë, Dojna ndau për revistën “Who” emocionet e pritjes së ëmbël.