Modelja amerikane Winnie Harlow duket se ka besim vetëm tek stilistët shqiptarë kur vjen puna tek ditëlindja. Një javë më parë ajo festoi ditëlindjen me miqtë e saj në Toronto dhe zgjodhi të vishte një fustan mbreslënës të dizenjuar nga Lena Berisha.
Fustani ishte me rrjetë të zezë dhe punuar në detaje me temina duke e bërë modelen të dukej tejet seksi.
Festa e ditëlindjes nuk ka mbaruar me kaq sepse mbrëmë Winnie festoi edhe me miqtë në Los Anxhelos dhe këtë herë zgjodhi një fustan nga Valdrin Sahiti. Edhe në festën e dytë, modelja zgjodhi një fustan ekstravagant ngjyrë argjendi.