• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nicole Shcherzinger e dehur në ditëlindjen e shefit të saj (FOTO)

Anëtarja e jurisë së “X Factor” në Britani ka patur gjithmonë një marrdhënie të ndrydhur me Simon Cowell i cili edhe pse anëtar i jurisë me të drejta të barabarta, mbante dhe pozicionin e producentit të spaktaklit duke ushtruar shpeshherë presion mbi anëtarët e tjerë e veçanërisht mbi Nicole Scherzinger. Nëse Simon merrte një vendim të gjithë anëtarët e tjerë duhet të binin dakort dhe Nicole nuk e pëlqente këtë padrejtësi, por fundja fundit ai është shefi. Simon Cowel së shpejti feston ditëlindjen e tij të 57 dhe paraprakisht ka organizuar një darkë të vogël ku të ftuar kanë qenë miqtë e tij të ngushtë ku përfshihet edhe Nicole. 38-vjeçarja nuk e priti pozitivisht këtë festim dhe meqënëse u ndje e detyruar të paraqitej në atë darkë modeste, ajo u sigurua që ta mbyste kohën pranë shefit të saj me alkool. Ajo u fotografua duke dalë nga restoranti krejtësisht e dehur saqë po mbahej fort nga e dashura e Simon, Lauren Silverman. Kjo e fundit duket qartë që ndihej në siklet nga gjendja e Nicole dhe u sigurua që këngëtarja të qëndronte në këmbë që të mos rrëzohej e të shkaktonte skena.