Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një “like” ndezi rrjetin, pas ndarjes nga Hande Erçel, biznesmeni turk në krahët e një tjetër aktoreje?

10/10/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Një “like” ndezi rrjetin, pas ndarjes nga Hande Erçel, biznesmeni turk në krahët e një tjetër aktoreje?

Vetëm pak javë pasi i dha fund lidhjes me aktoren e njohur Hande Erçel, biznesmeni turk Hakan Sabancı është rikthyer sërish në titujt e mediave rozë. Këtë herë, shkak është bërë një tjetër emër i njohur i kinematografisë turke, aktorja Tuba Büyüküstün.





Sipas portaleve turke T24, Aksam dhe Onedio, gjithçka nisi nga një gjest i thjeshtë në rrjetet sociale. Sabancı pëlqeu një foto të aktores, e cila ndodhej në Paris Fashion Week. Megjithatë, pëlqimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Çfarë e bëri situatën edhe më interesante ishte fakti se Sabancı e hoqi pëlqimin vetëm pak minuta më vonë, një veprim që shtoi dyshimet se gjithçka mund të ketë qenë më shumë se një klikim i rastësishëm.


Mediat turke e kanë cilësuar këtë si një “lëvizje të shpejtë” nga Hakan Sabancı pas ndarjes me Hande Erçel. Ndërkohë, fansat janë ndarë në mendime – disa e shohin si një sinjal për një romancë të re, ndërsa të tjerë e interpretojnë si një veprim impulsiv që vetëm sa ka ushqyer thashethemet.

Sipas Aksam, “Sabancı, që së fundmi i dha fund lidhjes me Hande Erçel, i la një zemër Tuba Büyüküstün, por e hoqi menjëherë pasi komentet shpërthyen në rrjet.”

Ndërsa T24 shkruan se “edhe pse pëlqimi u fshi shpejt, ndjekësit e vunë re menjëherë dhe e interpretuan si shenjë të një afrimi mes dyshes.”

Deri më tani, as Hakan Sabancı dhe as Tuba Büyüküstün nuk kanë reaguar publikisht për ngjarjen. Burime pranë tyre kanë deklaruar për mediat se gjithçka ka qenë “rastësi”, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur aludimet për një lidhje të mundshme në horizont.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Misteri i “unfollow”-it: Dojna Mema rrëfen çfarë ndodhi me Kiara Titon

Misteri i “unfollow”-it: Dojna Mema rrëfen çfarë ndodhi me Kiara Titon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera