Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Riniani ka deklaruar se ka punuar striptist në moshën 20-vjeçare. Riniani tha se e ka bërë këtë punë për para dhe asokohe paguhej 300 euro për një shfaqje.
Deklaratën Riniani e bëri gjatë takimit me Ana Kaurin dhe nuk ngurroi t’i bënte një kërcim provokues konkurrentes.
Pas transmetimit të takimit të tyre, moderatorja e ditës së sotme, Ana Lleshi i kërkoi Rinianit të bënte edhe një kërcim në studio. Riniani fillimisht refuzoi, por më pas pranoi duke i kërcyer moderatores.








