Hekurosja, larja, pastrimi, gatimi janë disa punë bazike që çdokush duhet t’i mësojë në shtëpi. Por ndodh ndryshe kur një shkollë ofron klasa për t’ja mësuar pikërisht djemve këto detyra. Kështu vepron shkolla Montecastelo në Spanjë.
“Barazia mësohet me fakte”-është moto e kësaj shkolle, që Bright Side na i sjell përmes fotografive sesi djemtë mësojnë të kryejnë punët e shtëpisë.
Djem që gatuajnë, lajnë, hekurosin shihen në fotot e publikuara e që tregojnë se këto janë detyra që duhet t’i bëjnë si vajzat dhe djemtë.
Mamatë dhe baballarët gjithashtu përfshihen në mësimet e kësaj shkolle.
Gabriel Bravo, kordinator i shkollës tha: “Gatimin s’e kishin problem, por kur erdhi pun ate qepja ose hekurosja, disa prej tyre nuk ishin të sigurtë. Kur filluan ta mësonin kuptuan se janë gjëra që djemtë mund t’i bëjnë në mënyrë perfekte dhe nuk janë aq të vështira”.








