Ende nuk e keni gjetur stilin tuaj? Kërkoni të visheni mirë dhe me çmime të arsyeshme? Tashmë në Shqipëri, vjen më në fund ajo që të gjithë prisnim. “La Halle” është dyqani shumë i dashur francez i cili sjell posaçërisht për ju stilin që kërkonit! Dyqani “La Halle” është shtëpia e shumë markave franceze përshtatur e menduar për të gjithë familjen. Ai vjen për herë të parë në Shqipëri, eksluzivisht në “Tirana Ring Center”. Në “La Halle” do të gjeni marka të njohura edhe ndërkombtarisht për komoditet dhe përshtatje me çdo stil. Gjithçka që kërkoni për të krijuar stilin tuaj, jo vetëm kaq por do të gjeni mbi 40.000 artikuj për të gjithë familjen, me një përzgjedhje të madhe të këpucëve dhe veshjeve cilësore me çmimin më të mirë. Në “La Halle” çdokush ndjehet i përkëdhelur në zgjedhje, i sigurtë për të gjetur një produkt me çmimin e duhur, përshtatur për çdo moment dhe çdo nevojë.
La Halle ofron një gamë të gjërë artikujsh me çmime konkuruese: pizhama, kominoshe, bodysuits, fustane, etj. Gjithçka që ju kërkoni për të veshur të vegjlit tuaj, nga 0 në 36 muajsh!
Së shpejti do të bëheni nënë? Nëse është kështu, përgatiteni valixhen tuaj të lindjes me besim dhe cilësi. Në “La Halle” do të gjeni gjërat e domosdoshme për të pritur ëmbël foshnjën tuaj: një trupore, pizhama, një kapele, grykëse dhe natyrisht … një batanije të ngrohtë për këto ditë të ftohta! Të gjitha vetëm në “La Halle”.
Kërkon të jesh pjesë e modës duke ruajtur stilin tënd? Me koleksionin e cilësisë dhe veshjeve me çmim fantastik të “La Halle”, ju gjeni veshje dhe aksesorë për t’i dhënë formë ideve tuaja! “La Halle” është gjithmonë një hap përpara me veshjet për femra.
Nga veshjet e përditshme deri tek ato super elegante, në “La Halle” gjeni çdo gjë për të gjithë. Në zgjedhjet tona të veshjeve të grave, ju do të gjeni lumturinë tuaj me siguri. Materialet e sofistikuara, cilësia e lartë dhe çmimi i leverdisshëm do t’ju bëjë të riktheheni sërish tek ne. Me tendencat më të fundit të modës, koleksioni i femrave në “La Halle” përshtatet me të gjitha dëshirat tuaja!
Aty do të gjeni një shumëllojshmëri të ngjyrave, madhësive, e materialeve të veshjeve për fëmijë femra dhe meshkuj. Jepini vetes një pamje të re duke u veshur në “La Halle”.
Jeni duke kërkuar aksesorë për të përsosur veshjen tuaj të biznesit apo jeni në kërkim të trendeve të reja të modës? Përgjigjia ëshë shumë e thjeshtë! Vizitoni “La Halle” në katin e parë dhe të dytë në “Tirana Ring Center”. Nëse jeni duke kërkuar rroba të përditshmërisë në “La Halle” do të gjeni: bluza, xhinse dhe atlete me çmimin më të mirë. Nëse jeni duke kërkuar veshje për punë, do të tundoheni nga këmishat, bluzat dhe pulovrat.
Gjithashtu ky dyqan ju ofron të plotësoni garderobën tuaj me veshjet chic. Xhaketa “tweed” kadife, është një pasuri e vërtetë për të arritur elegancën në stilin tuaj. Ato mund t’i kombinoni sipas dëshirave tuaja dhe sipas rrethanave, vishini me pantallona ose xhins. Po pse jo edhe me pantallona të shkurtra për të patur një look elegant… Për sa i përket këpucëve, aty do të gjeni modelin që i përshtatet çdo stili veshje. Nëse një palë këpucë serioze janë të nevojshme për t’i veshur në zyrë, çizmet dhe atletet janë gjithashtu thelbësore në përditshmërinë tuaj. Por për ta përsosur pamjen tek “La Halle” gjeni edhe çantën që përputhet me çdo veshje tuaj.
Gjithçka me stil, cilësi dhe çmim fantastik, vetëm në “La Halle”.
Sepse La Halle në të vërtetë jeni ju!