Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, ka humbur një nga njerëzit më të dashur në jetë. Mimoza Selimi e cila jeton prej vitesh në Zvicër ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të vëllait të saj. Vdekja e një personi të dashur është padyshim dhimbja më e madhe që të shoqëron gjatë gjithë jetës.“Deri në frymëmarrjen e fundit do më shoqërojë dhimbja për ty i miri, i bukuri i Motrës. Ti ishe ëngjëll mbi Tokë që Zoti të deshi pranë vetes. Asgjë nuk më ngushëllon sot e nuk dua ta besoj! Ti je i Parajsës drita e Motrës!”, shkruan këngëtarja. Sa ngjarje e trishtë!