Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, mes të tjerash ndër të tjera foli për marrëdhënien e saj me Dua Lipën, e cila shumë vite më parë ka qenë e lidhur me ish-partnerin e saj, Ledri Vulën. Sara tregoi se është fanse e Duas dhe se e cilëson edhe si mikeshë.
“Jam fanse e Dua Lipës. Nuk mund të them që e kam shoqe, e kam pak fare mikeshë, ndoshta. Aq sa kur mund të takohemi ndonjëherë rastësisht ose jo, e përqafojmë njëra-tjetrën, ndonjëherë edhe festojmë së bashku”, tha Sara.