Tea është rikthyer në rrjete sociale prej disa ditësh (rikujtojmë këtu që profili i saj u mbyll) dhe tani nuk i kursen më fotot me Beartin, por edhe me familjarët e tij. Sot Tea ka pozuar krah motrës së partnerit, Ideas, e cila e ka suportuar vazhdimisht çiftin.
Idea dhe Tea kanë pozuar pa makeup, por tiparet e njëjta kanë bërë ndjekësit të habiten me ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën.
Të dyja bjonde e sy bojëqielli, Tea dhe Idea duken më shumë si motra sesa si kunata. Edhe pse jemi të sigurtë që kështu është marrëdhënia e tyre edhe në realitet.








