Nicole Scherzinger mori famën e menjëhershme si liderja e grupit “Pussycat Dolls”. Ajo vendosi të largohej duke vazhduar karrierën e saj solistike. Shpesh e kemi parë si pjesë të jurisë në “X Factor” duke gjykuar talentet e rinj që janë në kërkim të mundësisë së artë. Zgjedhjet e saj jo gjithmonë mbështeten nga publiku, saqë në shumë raste kanë shpërthyer në komente negative ndaj yllit të muzikës. Vendimi më i fundit që çoi në pakësimin e konkurrentëve të garës nga 20 në 6, solli bohorima kundër Nicole kur pas disa minutash, ajo u largua nga skena duke qarë. Shpresojmë që ta shohim sërish pjesë të jurisë.