Pas mbrëmjes së djeshme vëmendja e të gjithëve është tek “Billboard Music Awards” dhe artistët që u nderuan me çmime e parakaluan në tapetin e kuq. As këtë vit nuk mungoi një prekje shqiptare në fustanet glamuroze të artistëve. Chloe Bailey u shfaq e veshur me fustanin e stiluar nga Valdrin Sahiti, një fustan i zi lëkure, i gjatë deri në fund të këmbëve, i mbyllur me golf e me doreza, por i hapur në pjesën e barkut. Këtë fustan ia kemi parë edhe Era Istrefit, e cila pozoi e para me krijimin e stilistit.

Gjithashtu një tjetër shqiptare u nderua me çmim. Dua Lipa fitoi çmimin “Top Dance/Electronic Song” për këngën e saj “Cold Heart” me Elton John.







