Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida!

22/11/2024
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida!

Një hapësirë e re unike për teknologjinë i është shtuar kryeqytetit, pranë ambienteve të Piramidës. Këtë të mërkurë One Albania ka inaguruar One Connect Hub, një qendër inovacioni dheteknologjie, që do të nxisë bashkëpunimin mes entuziastëve tëteknologjisë, inovatorë dhe krijuesve të startup-eve.





Në fjalën e tij të hapjes, drejtori ekzekutiv i One Albania theksoirolin e kësaj qendre si një nxitës i avancimit teknologjik dhekreativitetit.


“Në One Albania ne jemi shumë të fokusuar te fuqizimi ikomunitetit ku ne shërbejmë. Ne besojmë se teknologjia duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë”, tha Brano Djurovic, drejtori ekzekutiv i One Albania. “One Connect Hub është mënyra se sine mbështesim të rinjtë, startup-et dhe komunitetet, duke i ofruarnjë mundësi ekosistemeve të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, që të sjellin propozimet e tyre për këtë hapësirë.”

Si një nga investitorët më të mëdhenj strategjikë në Shqipëri, grupi 4iG rikonfirmoi vizionin e tij afatgjatë për të krijuar një të ardhme digjitale për Shqipërinë dhe më gjerë. I ftuar në këtë event hapës, Zëvendës Drejtori Përgjegjës për Strategjinë e Telekomunikacionit në grupin 4iG, Tamas Tabori u shpreh entuziast për realizimin e këtij projekti unik, i pari i këtij lloji përtë gjithë grupin.

“Kjo qendër nuk është vetëm një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por edhe një model sesi teknologjia dhe inovacioni mund tëtransformojnë komunitetet në të gjithë rajonin. Është shumëkënaqësi të mbështesim një hapësirë  ku idetë dhe bashkëpunimimund të lulëzojnë dhe ku teknologjia mund të përdoret në të mirë të shoqërisë shqiptare.”- shprehet Tabori.

Piramida, e cila me rrënimin e saj ndër vite kishte marrë pamjen e një relikteje të vjetëruar të së shkuarës, tanimë është epiqendër e kulturës, edukimit dhe teknologjisë për të rinjtë. Teksa komentonte këtë transformim, nënkryetarja e bashkisë Tiranë Anuela Ristani tha se hapësira e re e krijuar nga One Albaniaofron një përfitim për të gjithë ekosistemin.

“Detyra jonë është mundësimi i më të mirës për të gjithë dhe kjo hapësirë e ofron këtë.. Ju përgëzoj, sepse One Albania përvec të bërit biznes, investon në komunitet, përmes vizionit, burimeve, aksesit që i ofron të gjithëve dhe ky ekosistem e bën këtë mjedis më të mirë. Kjo është një e mirë publike dhe ne të gjithë përfitojmë nga kjo, duke arritur të shfryzojmë potencialin tonë në maksimum.”- tha Ristani.   

 

Njëri nga drejtuesit e Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli u shpreh se One Connect Hub ishërben gjeneratës së re.

“Kemi hedhur një hap përpara me bashkëpunimin tonë me One Albania, e cila  ka qenë një mbështetëse e madhe për ne. Piramida është një hapësirë publike që i përket të gjithëve dhe ne, përmes investimeve, po i shërbejne gjeneratës së re, atyre që kanë ëndrra, atyre që kanë qëllime. 

One Connect Hub, si pjesë e Piramidës është një prej shtëpive të atyre që ëndërrojnë.” -theksoi Sarapuli.

Qendra përmban një zonë të dedikuar të podkasteve, e hapur përpërdorim nga të gjithë krijuesit për të ndarë njohuri, diskutuar ide dhe për t’u angazhuar me një audiencë më të gjerë.

Gjithashtu, One Connect Hub do të ketë një kënd për realitetin virtual, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të aksesojnë përmbajtjet argëtuese dhe arsimore, duke shfrytëzuar potencialin e teknologjisë VR për edukim.

Kjo qendër, e hapur për të rinjtë, inovatorët dhe startup-et, do tëkthehet në një fener krijimtarie, inovacioni dhe teknologjie, ku do të lulëzojnë kreativiteti dhe bashkëpunimi.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Heidi i rikthehet jetës në Itali!

Heidi i rikthehet jetës në Itali!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera