Eshte gjëja më e thjeshtë në botë, një pure patesh të ëmbla, por ja që për ish- konkurrenten e ‘Master Chef’ është gatimi që e ka lumturuar më shumë sepse është i pari ushqim për vajzën e saj të vogël, Nea.
“Kam gatuar ne shtepi qe 14 vjec.
Kam gatuar neper gara ne TV, neper restorante, neper mbremje gala, neper shkolla… Kam gatuar LIVE, kam gatuar gourmet, traditionale, fusion… kam gatuar dhe shijuar cdo gje ?
Deri me sot ky eshte vakti qe me ka gezuar dhe emocionuar me shume….. per Nean ?
Ta mendosh qe kam bere vetem nje pure me patate te embel?
Kuklla ime e vogel, mezi pres te te gezoj me cdo gje qe ti do te hash dhe te luajme bashke ne kuzhine ????”.
Orana Sinani është nga konkurrentet e një nga programeve më të famshëm në Shqipëri për ushqimin, e cila është martuar dhe jeton në Prishtinë, ku ka dhe një program gatimi./revistawho.com
View this post on Instagram