Bora Zemanin mund ta shohim sërish në moderimin e “Përputhen”. Moderatorja ka marrë ftesë nga autorja Olsa Muhameti, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes. E ftuar në “Top Arena”, Olsa tha se është e sigurt që Bora do e pranojë ftesën dhe do e gjejë kohën që t’i menaxhojë të dy programet, “Përputhen” dhe “Dancing with the stars”.
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i fituar nëse do të vijë në Për’puthen. Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing Ëith The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Mendoj që do e gjejë kohën që t’i menaxhojë të dy programet”, tha Olsa.