Fifi dhe Graniti patën një diskutim të fortë këtë të premte në Big Brother dhe po atë mbrëmje u tregua një letër që ish-e dashura i ka dërguar modelit të njohur. Mes lotësh, akuzash dhe kundërakuzash, Fifi dhe Graniti deklaruan se do e vazhdojnë rrugëtimin më të shkëputur nga njëri-tjetri.
Sot ata kanë folur për atë mbrëmje dhe i ripërsëritën njëri-tjetrit rëndësinë që kanë dhe sërish iq ëndruan linjës që të bëjnë një lojë të ndarë. Graniti i kërkoi nëj përqafim dhe Fifi ja dha, duke na treguar të gjithëve që çdo gëj mes tyre është më së miri. “Ti je i vetmi person të cilit mund t’i bëesoj këtu”, u shpreh më tej Graniti i emocionuar./revistawho.com








