Shakira është parë krah një mashkulli misterioz në Miami pas ndarjes nga Gerard Pique.
Thuhet se ajo do të largohet nga Barcelona pas ndarjes nga Gerard Pique dhe thuhet se po planifikon të transferohet në Miami me dy djemtë e saj brenda disa ditësh.
Lajmet thonë se Shakira mund të ketë një burrë të ri në jetën e saj, dhe dëshiron të transferohet në Miami shumë shpejt për të qenë më afër tij.
Nga ana tjetër, Pique ka nisur tashmë jetën e tij të re me Clara Chia Marti.