Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur amerikan Killer Mike, është arrestuar vetëm pak pasi fitoi tre çmime Grammy.
Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit tha për Associated Press se ndalimi ishte në lidhje me një grindje brenda arenës ku u mbajt ceremonia.
Mike, 48-vjeç, u pa me pranga dhe i shoqëruar nga oficerët.
Ai u lirua më vonë dhe do të dalë në gjykatë në fund të këtij muaji.